Dhjetë vite më parë donte të blinte Milanin, sot paguan për një kalë 4,3 milionë dollarë! (VIDEO)

13 Dhjetor 2019
15:27
back button

Në vitin 2009, Emiri i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një pasuri të vlerësuar rreth 16 miliardë euro provoi realisht që të blinte Milanin, por më pas në sajë edhe të barrierës që shteti italian ka vendosur për investitorët e huaj dhe taksat e larta, nuk u bë asgjë!

Një dëshirë reale e emirit, i cili është familje mbretërore dhe në Dubai e thërrasin “Big Mo”. Por, pasioni i tij mbeten sigurisht garat me kuaj! i apasionuar dhe me një skuderi të tijën, që merr pjesë në garat mbretërore që zhvillohen në Angli, ka bërë një tjetër çmenduri: 4,3 milionë euro për një kalë.

Ky është kali më i shtrenjtë i shitur këtë vit. Sipas medieve angleze, ofertat për kalin në fjalë ishin të shumta dhe sheiku Dubait, që vizitoi Tattersalls në Tetor, bëri ofertën e çmendur.

Ndër shitjet e tjera më të shtrenjta thuhet se ka qenë një kalë tjetër me një çmim prej rreth 1.3 milion dollarë, i blerë nga një sheik i Katarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit