Di Canio sulmon CR7: Veshje e turpshme, do më vinte turp nga vetja para pasqyrës…

29 Qershor 2020
12:53
Alfred Lleshi
back button

Pamja e re e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale, sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re. Përkundrazi, “look” i veçantë i tij ka bërë shpejt xhiron e botës, duke marrë edhe kritika të ashpra. Midis tyre ka qenë edhe Paolo Di Canio, i cili, gjatë ndeshjes Parma-Inter, në studiot e “Sky Sport” komenti pa mëshirë veshjen ekstravagante, bluzë dhe pantallona të kombinuara, të CR7. “Veshja e Cristianos? Përshëndetje të gjithëve, por jam duke shkuar larg me komentin tim. Unë nuk do ta përdorja as për të fjetur gjumë. Do të më vinte turp nga vetja para pasqyrës. Ta provoj? Jo, faleminderit”, – shpjegoi ai.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit