Di Maria e nis me gol dhe dëmtim, Allegri nuk e dramatizon: Ai e ka gjithmonë fytyrën ashtu…

16 Gusht 2022
8:27
Alfred Lleshi
back button

Mision i realizuar për Max Allegrin. Juventusi fitoi ndeshjen e parë të kampionatit të ri, duke mposhtur Sassuolo 3-0. Zero gola të pësuar, dopietë e Vlahovicit dhe “rrjeta” e parë e sezonit e Angel Di Maria. Megjithatë, “Fideo”-s iu desh të largohej nga fusha pas një problemi.

Kushtet e Di Maria-s, i cili tashmë u shfaq vendimtar në ndeshjen kundër Sassuolo-s, do të vlerësohen në ditët në vijim, por ndërkohë Allegri shijon tri pikët, të dobishme për t’iu përgjigjur kritikave për paraqitjen e fundit miqësore parasezonale, sidomos atë kundër Atletico Madridit.

“A jam i shqetësuar për Di Maria? Angel e ka gjithmonë fytyrën të tillë, kishte një problem me aduktorin e tij edhe një javë më parë. Më pas po argëtohej, – tha Allegri për DAZN pas ndeshjes. – Këto gjëra ndodhin, e rëndësishme është që kemi fituar ndeshjen dhe kemi rikrijuar entuziazmin. Le të shohim rezultatet e kontrolleve mjekësore nesër, nuk jam i shqetësuar”.

Allegri kërkon më shumë vëmendje, duke pasur parasysh rrezikun për të shkuar pas: “Nuk ishte e lehtë për të fituar. Ne e filluam mirë, pastaj humbëm disa topa në dalje. Jemi ende të brishtë në menaxhimin e atyre momenteve. U vumë në vështirësi, Sassuolo pati disa goditje. Në ato momente duhet të jesh i qetë”.

Duartrokitje për Bremer, në debutimin e tij zyrtar: “Isha i mahnitur nga futja e tij, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kishte vetëm një herë që e thirra nag stoli, ka një këmbë të mirë. Në pjesën e dytë mbrojtëm mjaft mirë”.

Mbyllja për Vlahovicin, vendimtar me dy gola: “Kur ai shënon një gol është i lumtur, por siç them gjithmonë duhet të përmirësohemi në zgjedhje. Në çdo rast jam i lumtur për të, kishte nevojë të shënonte dy gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit