Di Maria gabon, Allegri tërbohet: gjesit bëhet viral edhe në Argjentinë (Pamjet)

3 Shkurt 2023
17:07
Denis Hakanaj
back button

Juventus është kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi ka mundur 1-0 Lazio-n në Allianz Stadium. Në rrugën e bardhezinjve drejt finales është Inter-i, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Cremonese-s dhe Fiorentina-s.

Dita pas fitores ndaj bardhekaltërve ka sjellë komente në lidhje me ndeshjen, por jo vetëm. Në internet është bërë viral një video e realizuar nga një tifoz i pranishëm në tribunë mbrapa stolit ku qëndronte Masssimiliano Allegri.

Filmimi ka arritur deri në Argjentinë dhe është publikuar nga media prestigjioze Ole, që i ka dedikuar episodit një artikull të detajuar në kategorinë e futbollit italian brenda portalit.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, trajneri toskan ka humbur qetësinë kur Di Maria ka gabuar pasimin e fundit për Kean duke shpërdoruar një kundërsulm.

Pasi ka parë të shkojë dëm aksioni që mund të kishte mbyllur ndeshjen, trajneri Allegri ka nisur të vrapojë duke bërë gjeste dhe duke bërtitur.

Në konferencë për shtyp, Allegri i është shmangur pyetjeve në lidhje me tërbimin e tij të papërmbajtur kundër argjentinasit: “Po, jam zemëruar me Angel. Një minutë para fundit të ndeshjes duhet menaxhuar më mirë topi”.

Megjithatë, nuk ka pasur pasoja për Juventus-it sepse goli i Bremer ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin. Di Maria do të provojë ta shlyejë gabimin në përballjen e dyfishtë në Kupë kundër rivalëve të Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit