Di Maria ka zgjedhur numrin e fanellës, por do t’i bëhet një favor nga Juventus-i

3 Korrik 2022
16:48
Denis Hakanaj
back button

Në shtëpinë e Juventus-it janë gati të presin përforcimet e reja. Po flasim për Pogba dhe Angel di Maria. Në këtë këndëvshtrim, po studiohet edhe fanella që do t’u besohet të ardhurve të rinj.

Natyrisht, po flasim për numrat që do t’u jepen lojtarëve. Me 10-ën që duket se është ruajtur për mesfushorin francez dhe 7-ën që do të mbahet nga Chiesa, siç ka bërë të ditur klubi në ditët e kaluara, Di Maria ka shumë mundësi të marrë fanellën me numrin 11, e cila është në pronësi të Juan Cuadrado.

Kolumbiani ka hequr dorë nga numri i tij në të kaluarën, kur i ka dorëzuar 7-ën Cristiano Ronaldo-s. Mundësia është që kjo të ndodhë përsëri me futbollistin argjentinas.

Nëse kjo zgjidhje do të përsëritet, këtë do të zbulojmë pas pak kohësh kur Di Maria do të zyrtarizohet nga Juventus dhe kur do të zyrtarizohen numrat e fanellave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit