Di Maria qesh mbi Juventusin por kthehet serioz mbi Mbappe! “Tradhti ndaj Realit? Kur isha në Madrid nuk e harroj…”

22 Maj 2022
14:25
Telesport
back button

Angel Di Maria ka përshëndetur zyrtarisht PSG-në dhe tani po pret fanellën e klubit që do të veshë sezonin e ardhshëm, atë të Botërorit të Katarit me kombëtaren e tij. Argjentinasi është një hap larg Juventusit, por për momentin fshihet pas një “jo” rrethanore që u tha atyre që e pyetën nëse do të shkonte në Torino.

“Nëse do të nënshkruaj me Juventusin? Jo (qesh). Jam i qetë. Po mendoj për mua dhe familjen time. Më vonë do të shoh se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen,” tha ai për L’Equipe.

“Fideo” ka bërë ndërkohë një bilanc të aventurës së tij pariziane. “Shtatë vite të pabesueshme, të paharrueshme. Më e rëndësishmja është dashuria që kam marrë. Ultrasit më festuan ashtu siç bënë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. Kjo tregon se kam bërë gjëra të mira këtu, kjo më bën të lumtur.” ai shtoi.

Për lamtumirën e tij me PSG-në: “Është një vendim i klubit, do të kisha dashur të qëndroja edhe një vit për të përmbushur ëndrrën për të fituar Champions League me PSG-në. U afruam, humbëm në finale dhe kjo është e vetmja keq. Jam i bindur se djemtë do t’ia dalin së shpejti.”

Në Spanjë nuk e kanë përtypur mirë që Kylian Mbappe zgjodhi të rinovojë me PSG dhe jo të transferohet te Real Madrid. Madje shpesh është përmendur edhe fjala tradhti, pasi raportonin se francezi i kishte dhënë fjalën madrilenëve.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Angel Di Maria, i cili ngacmon “El Chiringuito”, media shumë pranë Realit. “Në Spanjë flitet për tradhti për shkak të çështjes Mbappe? Kur isha në Spanjë, El Chiringuito çdo ditë më bënte te mbaruar dhe përfundova duke fituar gjithçka me Realin, kështu që përshëndetje”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit