Di Maria zbulon lojtarin më befasues të Juves dhe atë më argëtuesin

28 Maj 2023
16:00
Denis Hakanaj
back button

Angel Di Maria është argëtuar duke u përgjigjur në “Residency”. Lojtari argjentinas i Juventusit – e ardhmja e të cilit bardhezi është në diskutim – testoi veten në aplikacionin e krijuar për të vënë në kontakt tifozët dhe lojtarët dhe foli edhe për disa shokë të skuadrës. Për shembull, ai u pyet se cilat janë më argëtuesit dhe cilët e kanë befasuar më shumë:

“Shoku më argëtues i skuadrës është padyshim Pinsoglio. Lojtari që më befasoi më shumë tek Juventus ishte Fagioli. Ai është një lojtar i madh me një të ardhme të madhe përpara tij. Ai më kujton Verratti-n”.

Janë të shumta përgjigjet e dhëna nga Di Maria në këtë lojë virtuale të inskenuar dhjetë ditë më parë në Twitter. Argjentinasi ka pranuar se ka pasion veçanërisht për PlayStation dhe Call of Duty, si dhe për kafshët.

Ai nuk ishte në gjendje të shprehte një preferencë midis makaronave dhe picës (ai zgjodhi të dyja përgjigjet), ndërsa nuk pati asnjë hezitim të përjashtonte ananasin nga pica dhe të identifikonte asadon argjentinase si pjatën e tij të preferuar. Midis verës dhe dimrit, opsioni i parë fitoi 100%.

Muzika e preferuar është ‘cumbia’, megjithëse dëgjon të gjitha zhanret, dhe filmi është ‘The Untouchables’, sepse ‘aktorët janë të mrekullueshëm’. I pyetur nëse ndihet mirë në Torino, ai u përgjigj kështu: “Jemi shumë të lumtur në Torino. Më pëlqejnë shumë njerëzit dhe ushqimi”.

Sa për momentet më të mira të jetës së tij: “Lindja e vajzave të mia. Ndërsa në nivel sportiv, pa dyshim, fitorja e Kupës së Botës në Katar”. Goli i tij i preferuar i takon edhe finales mes Francës dhe Argjentinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit