Di Matteo: Të fitosh kur konsiderohesh humbës? Interi mund t’ia dalë si unë me Chelsea, Lukaku më kujton Drogba

10 Qershor 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

Në rrethin elitar të trajnerëve italianë që kanë përkëdhelur një Champions League, ku Simone Inzaghi troket për të hyrë, Roberto Di Matteo është ulur rehat prej një dekade. Pas pak ‘detoksikimi’, ai është konsulent i ‘Jeonbuk Hyundai’, në divizionin e parë të Koresë, por suksesi i i vitit 2012 mbetet në kujtesën e tij. Si zëvendësues në stolin e Chelsea, ai fillimisht eliminoi Barçën e Pep Guardiolës dhe më pas bëri bavarezët të qajnë në ndeshjen e tyre në shtëpi, duke e fituar finalen kundër Bayern Munich me 4 të pezulluar.

Di Matteo, ti i kupton mirë ‘bëmat’ e pamundura. A shihni ngjashmëri mes fitores suaj dhe asaj që Interi kërkon tani?
Ne ishim më të dobët, e gjithë bota e dinte këtë. Edhe Interi, në fakt, është gjithashtu… Krahasimi nuk përshtatet, sepse Manchester City nuk luan në shtëpi dhe skuadra e Inzaghit është e kompletuar. Guardiola ka një ekip të jashtëzakonshëm, por Interi ka shanse. Chelsea im na mësoi se me motivimin e duhur, çdo sukses mund të arrihet.

Dhe si e motivoni veten përballë një sfide kaq të vështirë?
Ti shkon në kishë me të gjithë ekipin dhe thua rruzaren… Seriozisht, bindja bën ndryshimin. Ne e kishim atë. Ishim pak të mavijosur, por të bindur se mund t’ia dilnim. E njëjta frymë e gjallëron Interin, nuk më duket si një ekip i frikësuar.

Në vitin 2012, ju eliminuat Barçën në gjysmëfinale. A duhet të kalosh gjithmonë përmes Guardiolës për të arritur lavdinë?
Ai është më shumë se një trajner. Pep është një vizionar studioz, krijues. Ai e di se sa konkurrues jemi ne italianët, ka frikë nga ne. Megjithatë, të luash kundër tij mund të jetë e dhimbshme. E pashë gjithashtu kur si trajner i Schalke u përballa me Bayernin e tij. Ai vendos gjithmonë cilësinë në një sistem të paparashikueshëm, ndryshon kur nuk e pret. Para gjysmëfinales së vitit 2012, ndoqa dhjetëra ndeshje me stafin tim për të parë nëse ai kishte ndonjë dobësi… Menduam për çdo zgjidhje të mundshme dhe rezultati ishte gjithmonë i njëjtë. S’kishte se si, në letër duhet të kishin fituar. Por më pas ajo që hidhni në letër ndryshon në mënyrë magjike në realitet…

Epo, çfarë magjie bëtë ju atëherë? Dhe çfarë mund të bëjë Inzaghi?
Thjesht kam ‘vënë bast’ për atë që ishim të mirë, për shpirtin e ekipit. Barça e mbajti Dani Alves shumë sulmues dhe, duke përfituar nga fusha e lënë pas tij, ndërtuam një gol vendimtar në ‘Stamford Bridge’. Ne dinim t’i mbyllnim hapësirat. Ne kishim një kampion si Drogba, por edhe Inzaghi ka një ekip katror dhe të organizuar. Sigurisht, ndaj këtij Manchester City duhet të dini se do ta keni shumë pak topin në zotërim, se do të bëni sakrifica, madje duhet të bëni edhe keq disa herë që ju lejohet.

Po Interi, a e ka Drogba e tij?
E filloj duke thënë se më pëlqejnë shumë Lautaro dhe Barella. Ata kanë ‘motorë’ të Premier League, janë dy rreziqe për Manchester Cityn. Drogba i këtij Interi, megjithatë, është miku im, Romelu. E takova në moshën 19-vjeçare te Chelsea, kur unë ishte asistent i Villas Boas. Ai ishte jashtëzakonisht i uritur. Mund të them që, nëse është mirë, vërtet e trondit botën. Ai është një bishë që nuk ndalet. Dhe tani duket se është mirë…

Si njohës i bluve të Londrës, çfarë ndodhi kur Romelu u kthye në Londër? Dhe çfarë do të ndodhë tani me huazimin e tij?
Mund të them se e gjithë familja e Chelsea priste të kthente një sulmues të frikshëm, por vërtet nuk e di se çfarë ndodhi me Tuchel. Nuk e di se cili do të jetë vendimi i klubit, që zotëron kartonin e tij. Me siguri të gjithë në jetë duhet të bëjnë gjithmonë atë që i bën të lumtur…

Dzeko apo Lukaku; cili duhet të startojë për ju në Stamboll?
Është bukur të kesh një ‘dhimbje koke’ të tillë. E kuptove, më pëlqen Romelu, por Dzeko është gjithashtu i rrezikshëm kur luan. Deri më tani, sistemi i zgjedhur i Inzaghit ka funksionuar: mban në fushë Dzeko për 60 minuta, pastaj lësho tigrin belg…

Por a janë ata në lartësinë e një bishe si Haaland?
Haaland është i mrekullueshëm, por motori te Manchester City është De Bruyne. Ai rikuperon topat, jep asistet dhe më pas vazhdon të shënojë. Ai bën gjithçka. Dhe më pas me një përulësi të paimagjinueshme…, as që e kupton sa i fortë është. Sidoqoftë, në një finale mund të ndalosh këdo, edhe këtë Kevin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit