“Diamanti” gjerman ndiqet nga gjysma e Europës por e ardhmja e tij lidhet me… trajnerin!

29 Nëntor 2023
19:23
Telesport
back button

Talenti i Florian Wirtz vazhdon të mahnise dhe futbollistit i datelindjes 2003 nuk pritet të qëndrojë gjatë në Leverkusen. Mesfushori sulmues gjerman, i rikthyer me kapacitet të plotë këtë sezon pas dëmtimit të rëndë që preku atë sezonin e mëparshëm, është në syrin e të gjitha klubeve të mëdha në Evropë, por Bayer nuk duket i dorëzuar për ta humbur menjëherë.

Siç raportohet nga Sky Sport DE, Aspririnat shpresojnë të ruajnë xhevahirin e tyre edhe sezonin e ardhshëm. Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe padyshim Bayern Munich e kanë ndjekur prej disa kohësh.

Por lojtari ende nuk ka marrëveshje dhe është 100% i fokusuar në performancën e tij, në një sezon që mund të bëhet i paharrueshëm për të dhe skuadrën e Xabit Alonsos. Shume do te varet pikerisht nga trajneri spanjoll qe gjithashtu ka rinovuar ne vere.

Ne fakt, nese Xabi do te vazhdoje te Leverkusen, Wirtz do te qendroje edhe 1 sezon per t’u rritur me tej. Ndryshe do te mendonte te ardhmen e tij nese Alonso do te largohej dhe do te niste aventuren ne nje klub tjeter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit