“Diamanti” i Laçit kërkohet në Izrael, klubi kurbinas vendos kushtet!

3 Gusht 2020
17:04
Telesport
back button

Autor i 24 golave në vitin e tij të parë në Shqipëri, Kyrian Nëabueze është padiskutim surpriza më e bukur e Superligës dhe afrimi më i goditur i Laçit në merkaton e verës së shkuar.

Por, tani që është shpallur golashënuesi më i mirë, sigurisht që ofertat për të nuk mungojnë.

Izraeli është vendi që së fundi ka trokitur për sulmuesin amerikan dhe Hapoel Ber Sheva po shfaq interes konkret, duke qenë se e ka analizuar dhe në sfidën e Europa League verën e shkuar, kur Kyrian veshi fanelën e kurbinasve.

Sulmuesi madje shënoi gol në ndeshjen e parë, që në debutimin e tij me Laçin. Nëabueze ka edhe një vit kontratë ndaj duhet një ofertë e kënaqshme për Laçin (mbi 150 mijë euro) për të kryer transferimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit