Diaz vlerëson Ibren, ka një koment dhe për numrin “10”

20 Shtator 2020
13:07
Eraldo Harlicaj
back button

Brahim Diaz mbetet me këmbë në tokë dhe tregon se nuk është aspak në presion prej faktit se do të mbajë numrin 10. Ai thotë se nuk luan numri në fushë, por duhet shumë punë për të bërë mirë. Nuk mund të mungonte një koment dhe për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

“Më pëlqen presioni, Milani është një klub i madh dhe normalisht ky presion ndihet. Duhet të fitosh, të marrësh tituj. E vërteta është se unë dua të tregoj gjithçka kam dhe të jem vendimtar e të ndihmoj ekipin me lojën time.

“Numri nuk luan, unë e kam thënë gjithmonë këtë edhe pse më pëlqen shumë numri 10. E kam pasur që fëmijë, por më pëlqen edhe 21-shi. E kisha në Madrid këtë numër.

“Ibra? Ai është një lojtar i pabesueshëm, por edhe një njeri i shkëlqyeshëm. Do të shohim ndeshje pas ndeshje dhe do përpiqemi të marrim sa më shumë pikë, për të fituar atë që kemi mundësi. Me këtë miks, mes lojtarëve të rinj dhe me ata me eksperiencë, mund të bësh gjëra të mëdha”, përfundon Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit