Diego Costa do të operohet në Brazil, ja sa javë pritet të mungojë

3 Dhjetor 2018
11:45
Alfred Lleshi
back button

Diego Costa do të udhëtojë sonte drejt Brazilit për t'u operuar në këmbë. Futbollisti dëshironte të luante në Girona dhe pastaj të kryente ndërhyrjen kirirgjikale. Ai luajti, luftoi fort si gjithmonë dhe tani do të kërkojë të korrigjojë problemin që e shqetëson. Mjekët, lojtarët dhe stafi i Atletico Madridit e kuptojnë se kjo është gjëja më e mirë për të, pasi deri tani lojtari ka luajtur me dhimbje.

Diego Costa do të qëndrojë dhjetë javë jashtë fushave të blerta, edhe pse pushimet e Krishtlindjeve shkojnë në favorin e tij, në kuptimin që do të humbasë më pak lojëra. Të gjitha palët e kuptojnë se Diego Costa do të jetë gati për pjesën vendimtare të sezonit, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kur të luhet raundi me eliminim direkt i Ligës së Kampionëve, sulmuesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone. Kaliniç, Gelson dhe Correa tani do të enë ndihmë e Griezmann në repartin e sulmit “rojiblanco”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit