Diego Costa drejt Serisë A, klubi nis kontaktet me lojtarin

7 Maj 2019
17:58
Telesport
back button

Diego Costa mund të transferohet në Serinë A. Sulmuesi spanjoll, në prag të divorcit me Atletico Madrid, mund të luajë me skuadrën e Napolit sezonin e ardhshëm, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”.

Skuadra e Napolit është në kërkim të një sulmuesi me përvojë dhe Diego Costa, 30 vjeç, i plotëson kushtet për të veshur fanellën e nënkampionëve të Italisë. Te skuadra e “colchoneros” sulmuesi nuk ka shumë hapësira, ndërkohë që këtë sezon ka qenë shumë problematik.

Diego Costa është shprehur i gatshëm për një aventurë të re në Europë, teksa nuk ka shumë dëshirë të shkojë në Kinë, ku gjithashtu ka oferta. Nga ana tjetër, Atletico nuk dëshiron ta humbë përfundimisht lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe kushton 40 milionë euro.

Për këtë arsye, Diego Costa mund të transferohet te Napoli në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje. Drejtuesit e Napolit kanë nisur kontaktet e para si me menaxhin e lojtarit ashtu dhe me klubin spanjoll, për të diskutuar këtë transferim të bujshëm të një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit