Diego Maradona Jr thumbon Juven: Po ata çfarë duan te Super League?!

19 Prill 2021
21:43
Telesport
back button

Diego Maradona Junior i bashkohet korit të atyre që janë kundër krijimit të European Super League. Djali i legjendës argjentinase të futbollit, në një prononcim Radio Crc nuk kursehet aspak, duke thumbuar edhe bardhezinjtë e Juventusit.

12 klubet që krijuan European Super League më kanë zhgënjyer, ata e shfaqën hapur synimin për të fituar më shumë para mbi supet e ekipeve të tjera. Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta. Krijimi i Super League shkon në drejtim të kundërt me parimet e futbollit, kjo nuk është një gjë e mirë.

Duhet parandaluar lindja e këtij kompeticioni, nuk më pëlqen aspak Super League. Shpresoj që edhe futbollistët të dalin kundër. Nëse nuk ndodh, atëherë ata nuk duhet të lejohen të luajnë me ekipet e tyre kombëtare. Mund të më shpjegoni diçka?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit