Dier nuk kursehet nga disiplina, pezullim i rëndë pas gjestit të marsit! Mourinho: Nëse flas…

8 Korrik 2020
16:25
Telesport
back button

Eric Dier skualifikohet! Vendimi i FA vjen pas 4 muajsh vonesë pas incidentit në stadiumin e Tottenham. Po flasim për gjestin që bëri xhiron e botës me sherrin me tifozin.

Vendimi për ta skualifikuar me 4 ndeshje dhe 40 mijë paund ka ardhur sot, edhe pse gjesti i tij ndodhi në 4 marsin e shkuar, por pandemia bllokoi gjithçka.

Sipas deklaratës së FA të raportuar nga BBC, mesfushori i Spurs “menjëherë kishte pranuar se ishte sjellë sjellje të pahijshme pas ndeshjes së Kupës së FA kundër Norwich, por që në vend të kësaj nuk kishte asnjë komponent kërcënues”.

Eric Dier gets four-game ban as panel labels behaviour ...

Komision i pavarur do të konstatonte më pas, duke shkaktuar dënimin e dyfishtë. Deri më tani, kjo është ndeshja e fundit e luajtur nga Tottenham para tifozëve: portieri i Norëich, Tim Krul, do të bëhej hero nga penalltië duke eliminuar “Spurs” në 1/16-tat e FA Cup.

Dier humbet toruan pas disa ofendimesh dhe ngjitet në tribunë duke kaluar dhe rojet e sigurisë. Ai do të konfirmonte se pa dikë që po ngacmonte të vëllain dhe ndërhyri.

U konfrontua me tifozin në tribunë, vjen dënimi i rëndë për Eric ...

Siguria arrin të shmangë kontaktin mes të dyve dhe të rivendos qetësinë. Asnjë pasojë serioze.

Edhe vetë Mourinho e mbrojti menjëherë Dierin: “Ajo që Eric ka bërë është diçka që një lojtar profesionist nuk duhet ta bëjë, por në këto rrethana mendoj se gjithkush prej nesh do të bënte”.

Megjithatë, sot pas lajmit të skualifikimit të mesfushorit, Mourinho zgjodhi të mos komentojë “sepse përndryshe unë do të përfundoja në telashe”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit