Dikur kapi nga fyti djalin e presidentit të Napolit, Allan tani bën veprimin tjetër të shëmtuar (VIDEO)

19 Janar 2020
10:33
back button

Napoli është në krizë totale por duket se për futbollistët kjo është një gjë normale, aq sa Allan, brazliani problematik që u kacafyt edhe me djalin e presidentit De Laurentiis dhe që ishte pranë kalimit te PSG (por nuk u bë për kërkesat e larta të Napolit për kartonin), ka bërë një tjetër gjest që askujt nuk i ka pëlqyer.

I zëvendësuar nga Gattuso (në vend të tij trajneri hodhi blerjen e re, Demme), ka vrapuar në dhomat e zhveshjes pa e ngritur kokën dhe pa përshëndetur as shokun e ekipit dhe as trajnerin e tij… Një gjest që ka irrituar pa masë tifozët dhe jo vetëm pasi Allan është edhe lideri i revoltës së përpara disa muajve, bashkë me Insignen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit