Dikur konsiderohej e ardhmja e Milan-it, sot rinis rrugën nga kategoria e dytë marokene

28 Qershor 2022
16:31
Denis Hakanaj
back button

Një eksperiencë e re pasi karriera e tij nuk ka respektuar pritshmërinë. Shumë do ta mbajnë mend sigurisht Hachim Mastour, me një të kaluar edhe në radhët e Milan-it.

Tani, si lojtar pa kontratë, ai ka vendosur ta provojë përsëri karrierën si futbollist duke nënshkruar një kontratë me një klub të Marokut.

Më saktësisht, lojtari ka pranuar ofertën e Athletic Zemamra, klub i Casablanca që luan në kategorinë e dytë të futbollit maroken.

Edhe pse në moshë të re, Mastour ka ndryshuar shumë klube , por nuk ka arritur kurrë të shpërthejë pavarësisht një talenti që ka qenë gjithmonë i dukshëm. Kushedi nëse në Marok do të arrijë të gjejë një dimension të ri për të nisur, me të vërtetë, një karrierë “të re”.

Në rrjetet sociale, klubi i ri e ka lajmëruar me një krenari të madhe duke nënvizuar pikërisht eksperiencat e jetuara nga lojtari në të kaluarën.

Një mirëseardhje shumë e nxehtë që shpresohet që të shpërblehet pikërisht në fushë me paraqitje të nivelit të lartë nga ana e 24-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit