Dikur krahasohej me Messin, ja ku ka përfunduar Bojan Krkic!

3 Mars 2021
18:42
Telesport
back button

E mbani mend Bojan Krkic? Sulmuesi në fillimet e karrierës krahasohej me Lionel Messin dhe shihej si një ndër talentet më premtues që Barcelona kishte në ekip.

Gjithsesi, me kalimin e viteve, Bojan e humbi shkëlqimin dhe tashmë në moshën 33-vjeçare është pa ekip. Në fillim të vitit 2021 spanjolli përfundoi aventurën e tij në MLS me Montreal Impact dhe tani është në kërkim të ekipit të ri.

Sipas lajmeve të fundit, Bojan pritet të kalojë në Superligën e Indisë, ku dy ekipe interesohen për të. Bëhet fjalë për Kerala Blasters dhe Hyderabad. Mediat bëjnë me dijë se një nga dy klubet do të jetë ekipi i ri i Bojan Krkic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit