Dikur luanin me Real Madrid, sot ekipi shqiptar “zbriti” ashensorin drejt anonimitetit!

14 Maj 2022
18:21
Telesport

Ju kujtohet dikur trofeu “Taci Oil”? Ndoshta keni qene te vegjel shumica prej jush por ishte i vetmi trofe ne Shqiperi qe mundi te sjelle Milanin dy here dhe Real Madrid. Ne fushe ishte edhe skuadra e Gramozit te Ersekes.

Ajo qe sot ka marrë një goditje të rëndë këtë të shtunë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Kolonjarët u mundën 3-1 nga Delvina, duke rënë në Kategorinë e Tretë. Dikur, kur ishte nën presidencën e biznesmenit, Rezart Taçi, Gramozi përballej me Real Madrid-in, si dhe militonte në Superiore.

Ne kete ekip luante edhe Armando Sadiku qe me pas xhiroi boten duke shkuar deri ne Peru. Reali nuk ka luajtur ndonjë ndeshje zyrtare në vendin tonë. Por Tirana është shkelur nga “Los Blancos”. Ronaldo e Kaka me shokë zbarkonin në një mbrëmje të ftohtë janari të vitit 2010 për t’u përballur në një miqësore me Gramozin e Ersekës.

Më 20 janar, më saktë dy ekipet do të përballeshin në trofeun “Taçi Oil”. Një takim që do të mbahet mend për faktin se u mbyll 1-2 për madrilenët me gola të Daniel Xhafajt për Gramozin dhe Kakasë e Benzemasë për Realin.

Më së shumti për skandalin me ndriçimin në stadiumin “Qemal Stafa”. Për afro një orë e gjysmë, lojtarët dhe stafi i Realit qëndronin të strukur në dhomat e errëta të “Qemal Stafës” për shkak të një avarie në sistemin e ndryshimit në stadium në fundin e pjesës së parë.

Për këtë incident, policia filloi një hetim duke arrestuar 25 persona si të dyshuar. Mes të dyshuarve, ishin edhe pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, si dhe punonjës të OSSH-së. Kjo e fundit shpjegoi se arsyeja e ikjes së dritave kishte ardhur nga mbingarkesa në transformator.

Tashmë ato kohë janë vetëm në kujtime. Gramozi humbet edhe me shume poshte ne kategori… tMe rezultatin e arritur, Delvina rikthehet të luajë në Kategorinë e Dytë. Play-out i Kategorisë së Parë prodhoi gjithashtu surpriza. Oriku mundi 2-1 Pogradecin, duke i marrë vendin në të Parën. Me liqenorët që sezonin e ri do e nisin nga e Dyta.

Turbina mundi 1-0 Devollin. Cërrikasit konfirmohen në Kategorinë e Parë, së paku edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit