Dikur luante me Marsejën dhe në La Liga, ish-futbollisti kapet me 1 ton hashash!

19 Nëntor 2019
17:02
back button

Mëngjesi i sotëm ka qenë mjaft i hidhur për ish-futbollistin e Malagas dhe Rayo Vallecanos në La Liga, Sergio Koke. Ky i fundit është arrestuar nga policia spanjolle, së bashku me vëllain e tij, me akuzën e trafikut të drogës.

Nga operacioni i ditës së sotme, autoritetet spanjolle kanë kapur një ton hashash, si dhe kanë arrestuar në total 20 persona. Në momentin e arrestimit, Koke ishte në shtëpinë e tij në Estepona.

Në të kaluarën, Koke ka luajtur edhe për ekipe me emër si Olimpiku i Marsejës, apo Sporting. Gjithashtu, spanjolli ka qenë pjesë edhe e Arisit të Selanikut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit