Dikur mbulonte Messin dhe luante me Milanin në Serie A, sot e do Flamurtari pasi ka mbetur pa ekip dhe para!

20 Janar 2020
12:58
back button

Ishte një kohë kur luante te Milani në Serie A dhe Marseille në Ligue 1. Ishte një kohë kur mbulonte Messin në sfidën Nigeri-Argjentinë… Por, ajo kohë ka kaluar dhe sot është 34 vjeç, pa ekip dhe me një gjendje ekonomike jo edhe shumë të mirë!

Sepse, karriera e tij pas Milanit mori tatëpjetën. Po flasim për Taye Taiëo. Pavarësisht dy viteve të luajtur në Turqi me Bursaspor, më pas ndërroi shumë skuadra të nivelit të ulët, mes tyre Lausanne në Zvicër, por edhe HJK në Finlandë, Eskilstuna në Suedi dhe ekipi i fundit, RoPs në Finlandë!

Aty ku ishte titullar deri kur në fund të kampionatit nuk iu rinovua kontrata. Për të mbajtur veten në formë, u kthye në Itali pas shumë vitesh, te skuadra e Serie D, Seregno Calcio. “Presidenti më bëri ofertë të mirë dhe rrogë të pranueshme, më dha edhe një makinë për të lëvizur nga shtëpia në stërvitje dhe kështu me radhë. Por, pas dy javësh, teksa prisja të grumbullohesha për ndeshje, më njoftoi me mesazh në ëhatsapp se duhet të ktheja makinën dhe se nuk isha më pjesë e klubit. Ekip jo profesionist”… u shpreh Taiëo në një prononcim për mediat në Itali.

Por, sot emri i tij ka përfunduar në radarët e Flamurtarit (sipas ABC News) dhe Sinan Idrizi e ka seriozisht. Një rrogë të mirë dhe një shtëpi në Vlorë. Edhe pse, fillimisht duhet zgjidhur ngërçi me bllokimin e merkatos! Nga kuqezinjtë e Milanit te kuqezinjtë e Flamurtarit, lojtari që duhet të bëhej një mbrojtës i madh sipas pritshmërisë, në një karrierë vetëm në rënie!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit