Dikur refuzoi Barcelona-n, sot i ofrohet vetë! Por Xavi e sheh si plan “B” sepse…

15 Maj 2022
17:47
Telesport
back button

Para gjashtë vitesh, Raphael Guerreiro  ishte emri me i përmendur per tu transferuar te Barcelona. Ne ate kohe nuk u be dot gje, teksa sigurisht qe tani 28-vjeçari i Borussia Dortmund-it dëshiron largimin nga “Signal Iduna Park” edhe pse ka ende një vit kontratë me gjermanët.

Ai kërkon të largohet këtë verë dhe përfaqësuesit e tij ia kanë ofruar Barcelona-s. Në shifra ekonomike, Guerreiro vlerësohet 8-10 milionë euro. Çfarë do të thotë se është i përballueshëm për arkat e klubit.

Megjithatë, zgjidhja e parë e katalanasve është Marcos Alonso nga Chelsea. Portugezi ka qenë i lidhur me Barcelona-n në vitin 2016. Atë kohë ai aktivizohej te francezët e Lorient-it. Por, ai zgjodhi të kalonte në Dortmund, pasi e dinte se në “Camp Nou” do e kishte të vëshitrë të merrte minuta.

Ndërsa, më pas Barcelona përfundoi duke marrë francezin, Lucas Digne, në vend të Guerreiro-s. “Ishte shumë e vështirë t’i thosha ‘jo’ Barçës, por u anova drejt ofertës së Borussia-s, e cila më dha minutat që më nevojiteshin për t’u rritur”, tha Guerreiro kohë më parë.

Dhe gjashtë vjet më vonë, 28-vjeçari kërkon të përmbush ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”! Kete here, ne fat, eshte ai qe ofrohet dhe jo Barcelona qe interesohet. Te shohim se si do te zhvillohet situata ne vazhdim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit