Dikur shënonte 22 gola në Shqipëri, sot po shitet për 4 mln euro në Egjipt!

14 Janar 2020
17:34
back button

Shumë futbollistë që sot luajnë jashtë dhe që kanë rritur vlerën e kartonit të tyre kanë veshur dikur fanelën e skuadrave shqiptare si rasti i Amir Rrahmanit (do të transferohet te Napoli për 14 mln euro) apo i Ekuban (luan te Trabzonspor)… Sigurisht, shpesh nuk ia dimë vlerën ashtu si Skënderbeu Ali Sowe, i cili u shpall kampion me ekipin korçar dhe tashmë luan te CSKA Sofie në Bullgari, që pagoi 350 mijë euro te Chievo për ta transferuar përfundimisht pas huazimit.

Pikërisht për Sowe ka ardhur një ofertë e majme nga Egjipti, ku skuadra Al Ahli e Kairos. Rreth 4 mln euro për sulmuesin afrikan vetëm 25 vjeç. CSKA kërkon 5 mln euro, por më pas ka bërë prapaktheu dhe do të jetë gati për këtë shitje dhe përfitim më shumë se 10-fish nga shuma e paguar për ta blerë.

Soëe luajti në Shqipëri 33 ndeshje dhe shënoi 21 gola me Skënderbeun! Më parë ishte huazuar në shumë skuadra të tjera. Sowe kujton rastin e Peter Olayinka që nga Bylis kaloi te Skënderbeu dhe më pas u shit në Belgjikë e Çeki!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit