Dikur shkëlqente në krah të LeBron James, tani trondit Amerikën me videon shqetësuese

21 Janar 2020
18:40
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i NBA-së, shok skuadre i LeBron James në Cleveland, është protagonist i disa videove që kanë filluar të qarkullojnë në internet në orët e fundit.

Në të parën shihet duke u rrahur nga një burrë mes të autostradës, ndërsa në të dytën shfaqet në pranga dhe i ulur në një trotuar, teksa shpreh zemërimin e tij në mënyrë të paqartë. West, 36 vjeç, vuan nga një shqetësim bipolar, sëmundje maniako-depresive.

“Më vjen keq ta shikoj kështu, – ka shkruar në Instagram Jameer Nelson, me të cilin West ka luajtur në koleg. – Ajo që mund të bëjmë për të në këtë moment është të lutemi dhe të shpresojmë që të kërkojë ndihmën për të cilën ka nevojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit