DIKUSH TË NDALË HAKIMIN! Eriksen humb shansin e artë (VIDEO)

4 Mars 2021
21:36
Telesport
back button

Achraf Hakimi po tregon aftësitë e tij më së miri tek Interi, me marokenin që duket thjesht i pandalshëm në krah.

Shpejtësia e Hakimit vë në vështirësi çdo kundërshtar dhe këtë gjë ai e ka dëshmuar edhe në sfidën ndaj Parmës, kur ka shmangur në krah këdo që i ka dalë para dhe ka pasuar për Eriksen në qendër të zonës.

Për fat të keq, danezi ka qenë në kundër kohë dhe ka humbur një shans të artë me portën e boshatisur. Ndeshja mes Parmës dhe Interit vijon të jetë 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit