Dilemat mbi Messi, Suarez dhe Ansu Fati ndaj Borussia Dortmund: Valverde zbulon sekretet e Barcelonës

16 Shtator 2019
21:29
back button

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka komentuar për mediat atë që është situata në kampin blaugrana në prag të supersfidës në transfertë ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për takimin e parë të grupeve në Champions League.

Një prag sfidë që mbart me vete dyshimin e madh nëse ylli argjentinas i katalanasve, Lionel Messi do të jetë ose jo në gjëndje të luajë, ndërkohë që më të vogla janë dyshimet mbi aktivizimin e Luis Suarez.

“Parashikoj një ndeshje të madhe, një ambient spektakolar, me një skuadër shumë të fortë përballë, një nga kandidatet për fitimin e Bundesligas. Do të jetë një provë e bukur për ne. Do të vendosim nesër nëse Messi do të aktivizohet ose jo”.

“Një javë më parë ishim të sigurtë se nuk do të luante, por ka shfaqur një evolucion të madh. Në rastin e Suarez mendojmë se do të mund të luajë që nga minuta e parë. Ansu Fati? Jemi të lumtur, por duhet të kujdesemi për atë. Nëse do të luajë nesër, nuk do të jetë për të thyer ndonjë rekord që synohet, por për faktin se skuadra ka nevojë për atë”, deklaroi ndër të tjera trajneri Valverde, në konferencën për mediat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit