Dilemat mbi trajnerin e Bayern Munich, Salihamidzic: “E ardhmja është vendosur!”

14 Dhjetor 2019
22:11
back button

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic në përfundim të ndeshjes së fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Werder Bremen, ndër të tjera foli edhe për trajnerin e bavarezëve, post që mbahet aktualisht në cilësinë e të komanduarit, nga Hans-Dieter Flick.

 “Është e qartë që puna e tij është gjithmonë nën vëzhgim. Të shohim si sillet me futbollsitët dhe çfarë përgjigjesh merr prej tyre. Gjithsesi është e qartë që kemi vendosur tashmë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Futbollsitët mund të shprehin opinionet e tyre e të thotë se janë në favor të konfirmimit të trajnerit, por në përfundim, fjala e fundit i takon drejtuesve”, deklaroi Salihamidzic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit