Diletta Leotta bën “autogolin” e karrierës, tërbon Karius. Fansave nuk iu shpëton detaji i fotos nga “Bernabeu”…

23 Mars 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

Dashuria është e verbër, por ndonjëherë do të ishte mirë t’i mbani sytë hapur… Diletta Leotta, prezantuesja dhe gazetarja bukuroshe sportive italiane, nuk humbet asnjë rast për të bërë “selfie” dhe më pas t’i publikojë në profilet e saj sociale, por këtë herë ka shënuar autogol të bujshëm.

E dashura e Loris Karius, portierit gjerman që u bë i famshëm për keq me gafat në finalen e Champions League 2018 në Kiev, ndaj Real Madridit, ishte në kryeqytetin spanjoll për të raportuar mbi rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”. Me këtë rast, ajo nuk e ka humbur mundësinë të vizitojë muzeun e klubit më të titulluar në botë.

Por partnerja e Karius, mes një “selfie” dhe një seti fotografik, nuk e kuptoi se kishte bërë një “autogol” të bujshëm. Mes kupave të panumërta të ekspozuara në dhomën e trofeve, Diletta ka pozuar para Champions League.

Dhe ndjekësit e saj nuk kanë humbur rastin t’i kujtojnë asaj se një nga ato kupa ishte dhuratë e mirëpritur për madrilenët nga i dashuri i saj, i cili më 2018 luajti një finale katastrofike, duke mbrojtur portën e Liverpool-it.

“Diletta, një nga ato kupa i fituam falë të dashurit tënd”, – i shkruan një fans, që duket se është tifoz me “Los Blancos”. Karius mund të mos i ketë pëlqyer fare kjo gjë, por nuk ka reaguar ende. Të paktën publikisht…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit