Diletta Leotta pret të bëhet nënë. Martesa me Karius, emri i vajzës dhe sekrete të tjera të jetës në çift

1 Qershor 2023
8:28
Alfred Lleshi
back button

Diletta Leotta është prezantuesja dhe gazetarja sportive italiane, që i mahnit të gjithë nga fushat e blerta të stadiumeve italiane me hiret e saj. Pas disa lidhjesh sentimentale, duket se tashmë ka gjetur “burrin e ëndrrave”. Ai është futbollisti, portieri që u bë “i famshëm” në finalen e Ligës së Kampionëve më 2018, në Kiev. Asokohe, teksa mbronte portën e Liverpool-it, gjermani bëri gafa të pabesueshme, çka e kryqëzoi në mbarë globin dhe mbylli përfundimisht aventurën e tij me “Reds”.

Tani, Diletta Leotta është gati të bëhet nënë. Prezantuesja bionde është në pritje të një vajze nga lidhja me portierin Loris Karius. Një histori dashurie që lulëzoi vetëm vjeshtën e kaluar, por u bë menjëherë e rëndësishme në një kohë të shkurtër. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, prezantuesja e Dazn ka zbuluar detaje të reja të kësaj historie romantike dashurie:

“Isha duke darkuar me shoqet në një klub, aty hyri Loris dhe iu them: vajza, ka hyrë burri i jetës sime. Ishte dashuri totale me shikim të parë. Pastaj nuk kemi pasur kontakt me sy, nuk e kisha njohur. Në një moment ai largohet, por kthehet te dera, më buzëqesh dhe më thotë përshëndetje. Ishim aty deri në 4 të mëngjesit duke biseduar, më pëlqeu menjëherë”.

Një dashuri totale me shikim të parë, duke qenë se brenda dy muajsh Diletta Leotta mbeti shtatzënë. Shtatzënia u zbulua më 24 dhjetor: “E kuptova që diçka nuk shkonte, sepse isha në Catania në një drekë me miqtë. Unë e pëlqej birrën në drekë, por ndjeva një shije shumë të çuditshme, diçka nuk shkonte. Bëra testin dhe doli pozitiv”.

Mirëpo, Diletta nuk e fshehu se ndjehej e frikësuar: “Thashë me vete: nuk është sikur jeni 10 vite bashkë, ndiqni një rrugë të saktë, martoheni, bëni fëmijë, pastaj është e sigurt që do të qëndroni përgjithmonë bashkë. Ndjeva frikë, por edhe gëzim total me Loris, dashuri në infinit, entuziazëm në qiell”.

Duke folur për distancën fizike, Diletta Leotta pranoi: “Newcastle është shumë i pakëndshëm si destiancion, pa fluturime direkte, qoftë përmes Parisit apo Amsterdamit. Për momentin ka shkuar mirë. Pastaj do të shohim destinacionin tjetër. A shpresoj që të vijë në Itali? Me egoizëm, po, por i uroj më të mirat nga pikëpamja sportive”.

Dhe pastaj, përsëri: “Ai ka filluar të studiojë italisht dhe do të donte që unë të mësoja gjermanisht, por nuk do të shqetësohem, është shumë e vështirë”.

Lindja e Diletta Leottës pritet në gusht: “Ndoshta në datëlindjen time 16, që nuk e di nëse është pozitive apo jo. Të kesh ditëlindjen në gusht është humbëse, gjithmonë e kam festuar vetëm”. Prezantuesja sportive ka treguar se pothuajse me siguri Loris Karius do të marrë pjesë në lindje: “Jam e sigurt se do të jetë një baba shumë i ëmbël”.

Dileta donte t’i vinte vajzës së saj emrin e nënës, Ofelia, por gjyshja e ardhshme e kundërshtoi: “Më tha se ishte turp, do ta vuaja gjithë jetën”.

Pas lindjes së fëmijës, emri i të cilit ende nuk është vendosur, Diletta Leotta dhe Loris Karius mund të martohen: “Unë po mendoj për martesën, por ai duhet të më pyesë. Në këtë aspekt jam tradicionaliste”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit