Dillian Whyte dëmtohet 10 ditë para duelit, anullohet sfida me Otto Wallin

21 Tetor 2021
9:34
Gentian Spiri

Boksieri britanik Dillian Whyte, kampion i përkohshëm i botës në kategorinë WBC, është dëmtuar në shpatull. Për pasojë, sfida që ai kishte pas 10 ditësh me suedezin Otto Wallin është anulluar. Kjo përballje duhej të ishte zhvillohet më 30 tetor në “O2 Arena” të Londrës.

Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i Whyte (28 fitore, 2 humbje). Ai shtoi se britaniku ka kryer një sërë analizash, përfshi edhe një MRI, që kanë konfirmuar dëmtimin. Hearn shtoi se nuk do të ketë asnjë zëvendësues për Ëhyte në këtë përballje me Wallin (22 fitore, 1 humbje).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit