Dillian Whyte i mbijeton rrëzimit, fiton titullin e përkohshëm në WBC

21 Korrik 2019
9:36
Telesport
back button

Boksieri britanik Dillian Whyte i mbijetoi një rrëzimi në tapet në raundin e nëntë, për të fituar më pas duelin me 12 raunde ndaj kolumbianit Oscar Rivas. Sfida ishte e vlefshme për peshën e rëndë dhe u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës (115-112, 115-112 dhe 116-111 vendimi i gjyqtarëve).

Whyte, 31 vjeç, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke fituar edhe titullin e përkohshëm në këtë Divizion (kategoria WBC) dhe mban ende gjallë shpresat për titullin kampion. Britaniku shpreson që tani të duelojë ndaj kampionit të këtij Divizioni, Deontay Wilder, në maj të 2020-ës.

Pavarësisht rrëzimit, Whyte e kishte vazhdimisht duelin nën kontroll, duke qenë gjithnjë superior karshi Rivas, në një duel të jashtëzakonshëm me 12 raunde. Për britanikun ky është suksesi i 10-të radhazi, çka tregon formën e mirë që po kalon, suksesi nr.26 në karrierë, ku ka edhe 1 humbje.

Rivas dha makzikumin në ring, u përpoq të befasojë britanikun, por pa sukses. Ai pësoi humbjen e parë në karrierën e tij (ka edhe 26 fitore). Goditjet e kolumbianit ishin të forta në trupin e Whyte, por jo aq sa ta mposhtin atë. Whyte ishte më teknik dhe tregoi se di të menaxhojë më mirë këto sfida.

Rivas hedh ne tapet Whyte

Lajme të tjera

Lajmet e fundit