Dimarco citon Mourinhon dhe thumbon Guardiola-n: fraza para City-Inter

6 Qershor 2023
16:08
Denis Hakanaj
back button

Federico Dimarco bëri disa deklarata gjatë Media Day, të organizuar nga UEFA për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Inter, në një konferencë për shtyp.

Në fakt, pas deklaratave të Inzaghit me anekdotën e tij për Guardiolën, mbrojtësi italian ka dashur të zbulojë përshtypjet në shtëpinë e zikaltërve dhe për ta bërë këtë i është referuar Jose Mourinho-s…

Federico Dimarco, duke folur në Media Day në lidhje me finalen e Champions League ndërmjet Interit dhe Manchester Cityt, përdori fjalë shumë të ngjashme me Mourinhon në vitin 2010 përpara se të sfidonte Barcelona-n e frikshme të Guardiola-s.

Në fakt, mbrojtësi italian tha: “Ne e dimë se do të përballemi me një kundërshtar të fortë. Por për ne fitorja është një ëndërr, për ta një obsesion”.

Special One kishte përdorur në fakt fraza të ngjashme para ndeshjes së europiane kundër blaugranave, duke pranuar:

“Është një gjë të luash një ndeshje me përgjegjësi, tjetër gjë ta përjetosh atë si një obsesion, kjo nuk është për ne. Ne duam të shkojmë pas ëndrrës sonë, për ta finalja është një obsesion dhe ndryshimi është shumë i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit