Dinamo e fortë për Partizanin, të kuqtë janë të kënaqur

14 Janar 2019
17:02
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit. Një paraqitje pozitive e të kuqve përballë një kundërshtari shumë herë më të fuqishëm ekonomikisht. Ekipi i trajneri Skënder Gega e nisi takimin me ndryshime në formacion, pasi nga minuta e parë ishin preferuar titullarët e "demave", ndryshe nga ndeshja me Antalyasporin. Risi mund të konsiderohet aktivizimi i Dilaver Dukës nga minuta e parë. Numri një i stolit do të shohë rendimentin e tij.

Sfida nisi mirë për të kuqtë, pasi ishte Bardhi që shënoi që në minutën e 11'. Gjigantët kroatë reaguan dhe morën më tej frenat e lojës. Aksionet e tyre ishte më të rrjedhshme dhe fituan metra në fushën e lojës. Në minutën e 28', krosojnë drejt zonës. Ibrahimi dhe Atanda nuk koordinohen si duhet duke dërguar topin në këmbët e Moros që mposht Hoxhën për 1-1. 

Një problematikë e kësaj ndeshje ishte dëmtimi i Telushit. Mesfushori vlonjat la fushën e lojës mes dhimbjeve dhe u zëvendësua me Çinarin. Pjesa e dytë "zyrtarizoi" dhe afrimin e radhës, pasi Gega hodhi në fushë mbrojtësin Lum Rexhepi. Kroatët realizuan golin e dytë me anë të Petkovic në minutën e 52'. 

Në të 60', Dinamo ndryshoi krejtësisht ekipin e parë duke aktivizuar rezervat, ndërsa Gega aktivizoi lojtarët me kalimin e minutave. Deri në fund nuk u shënua asgjë tjetër dhe "demat" e mbyllin me humbje miqësoren e tyre 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit