Dinamo Tbilis ka frikë Tiranën, trajner: Kemi mësuar diçka nga shqiptarët

9 Gusht 2020
15:58
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana do të ndeshet me Dinamo Tbilisin në Champions League, ndërsa trajneri i gjoergjianëve, Kakhaber Chkhetiani, ka folur në lidhje me këtë short. 42-vjeçari drejton me sukses ekipin e Dinamo Tbilisit, pasi kryeson dhe kampionatin që po luhet në Gjeorgji.

“Kemi mësuar së fundmi kundërshtarin tonë dhe me informacionet e mbledhura, bazuar mbi to, mund të themi është një ekip i mirë dhe me përvojë. Ata lanë pas tyre Kukësin në kampionat, një ekip i njohur për ne.

“Përveç kësaj, ata kanë shtatë të huaj në ekip, përfshirë një anglez, një brazilian dhe një argjentinas. Tiranës nuk i mungon as tradita, pasi është klubi më i titullar në Shqipëri. Në të shkuarën kam luajtur dhe kam fituar kundër një ekipi shqiptar. Tirana ka stil tjetër loje.

“Ajo që kam mësuar kundër skuadrave shqiptare, është se nuk duhet të ndalesh edhe pasi ta fitosh ndeshjen e parë. Ata janë të aftë të luajnë edhe në ndeshjen e dytë dhe ta kthejnë gjithë skenarin. Tani është me një ndeshje dhe duhet ta kalojmë atë, pasi përfaqësojmë jo vetëm Dinamon dhe Tbilisin, por gjithë Gjeorgjinë”, shton Chkhetiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit