Dinamo turpërohet në Lezhë, Besa fundoset në Pogradec

9 Nëntor 2019
15:38
Alfred Lleshi
back button

U luajtën sot ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Vetëm njëra prej tyre, Kastrioti-Erzeni, është planifikuar për nesër. Në të dyja grupet ka pasur gola dhe emocione, edhe pse terrenet e rënduara nga shirat janë bërë disi pengesë për skuadrat. Besëlidhja ka tronditur thellë dinamovitët kryeqytetas, që nuk po e frenojnë dot “theqafjen” edhe nën drejtimin italian. Katër gola në portën e “nëndetëses” tregojnë gjendjen e mjerueshme, në të cilën ndodhet skuadra me traditë të madhe e shumë trofe të fituar në futbollin shqiptar. Nga ana tjetër, konfirmohen ambiciet e lezhjanëve për t’u kthyer në elitë. Korabi kryesues ka rënë në Rrogozhinë, aty ku ka vendosur goli i hershëm i Da Costa, që në minutën e 3-të. Barazim në Pukë, mes skuadrës vendëse dhe Shkumbinit, ndërsa i njëjti rezultat, 1-1, është “firmosur” edhe mes Veleçikut e Burrelit. Kjo, sa i takjon grupit A, në pritje të përplasjes së fqinjëve, mes krutanëve dhe shijakasve ditën e nesërme.

Në grupin tjetër, atë të jugut, Elbasani, Lushnja dhe Pogradeci kanë triumfuar. Fierakët kanë dalë më tri pikë të vuajtura nga transferta në Devoll, ndërsa Besa është “mbytur” në liqenin e Pogradecit. Pra, luhatjet e mëdha të kavajasve, pavarësisht emrit dhe ambicieve të dyshes Bizhdili-Magani, tregojnë se nuk janë të denjë për Superioren, me grupin e lojtarëve aktualë. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve të këtij “stacioni” të garës, të luajtura sot, dhe me shënuesit e golave:

Java e 8-të, Kategoria e Parë
Grupi A
Besëlidhja-Dinamo 4-0
Shënues: Sheta 22’, Dordevic 41’, Koleci 90’, Hepaj 93’

Veleçiku-Burreli 1-1
Shënues: Toma 90’ / Beci 73’

Tërbuni-Shkumbini 1-1
Shënues: Metani 76’ / Jyoh 69’ (pen)

Egnatia-Korabi 1-0
Shënues: Da Costa 3’

Kastrioti-Erzeni (nesër)

Grupi B
Devolli-Apolonia 1-2
Shënues: Da Mota 66’ / Hysenshahaj 3, Andoni 44’

Oriku-Shënkolli 1-1
Shënues: Dhrami 71’ / Abiodun Kuye 92’

Elbasani-Iliria 3-1
Shënues: Dushaj 21’, Hyshmeri 66’ (pen), Nuri 71’ / Haxhiu 8’

Lushnja-Turbina 3-1
Shënues: E.Gjyla 9’, Canka 28’, Sulkja 76’ / Roshi 63’

Pogradeci-Besa 3-1
Shënues: Topllari 16’, Alillari 44’, Shyti 46’ / Cara 61’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit