Dinamo zgjohet vonë, Vllaznia kthehet te fitorja dhe kap Kukësin në vendin e tretë

3 Mars 2022
19:05
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia-Dinamo ka qenë ndeshja që ka mbyllur javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Një ndeshje që është fituar nga shkodranët me rezultatin 2-1.

Ka qenë Latifi që ka zhbllokuar takimin në minutën e 16-të nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që është dhënë falë ndërhyrjes së VAR-it.

Kuqeblutë kanë dyfishuar shifrat në minutën e 24-t me Aralicën, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ka nisur mirë për Vllazninë, që ka gjetur golin e dytë me Aralicën, i cili ka qenë në pozicion të rregullt këtë herë.

Dinamo është zgjuar në fund dhe ka ngushtuar diferencat me Sofranac në minutën e 85-të. Miqtë i kanë shkuar afër edhe golit të barazimit, por pa arritur ta gjejnë atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit