Dinamos i mjaftojnë 2 minuta ndaj Skënderbeut, në Korçë ndodh çmenduria e radhës

8 Mars 2022
18:51
Denis Hakanaj
back button

Dinamo është kthyer te fitorja në kampionat dhe ka thelluar krizën e Skënderbeut. Blutë kanë mundur 1-0 korçarët dhe kanë marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërsa bardhelutë mbeten në vendin e fundit të renditjes.

Takimi i luajtur në Stadiumin Skënderbeu është vendosur në minutën e dytë. Redon Mihana ka kaluar miqtë në avantazh pas një krosimi në zonë dhe kaq ka mjaftuar për Dinamo-n që të sigurojë fitoren.

Vendasit kanë barazuar në minutën e 75-të me Pusin, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje të Mensah. Vendim që është konfirmuar edhe nga VAR.

Pak minuta më vonë ka ardhur çmenduria e radhës në Korçë, ku për të tretën ndeshje të njëpasnjëshme është goditur arbitri anësor nga tifozët.

Ndeshja ka rifilluar pasi kapiteni i Skënderbeut, Rexhepi, ka arritur të qetësojë tifozët. Megjithatë, rezultati ka mbetur i pandryshuar dhe korçarët nuk kanë arritur ta shmangin humbjen e 13-të në këtë kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit