Dinastia vazhdon, djali i Manny Pacquiao stërvitet me kampionin meksikan (video)

20 Tetor 2021
12:40
Telesport
back button

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, legjenda e këtij sporti, vendosi të braktisë përfundimisht ringun, në moshën 42-vjeçare, por djali i tij, Emmanuel Pacquiao Jr., duket se do të ndjekë gjurmët e të atit.

Ky i fundit, 20 vjeç, është filmuar duke u stërvitur në ring me një tjetër ikonë të boksit, meksikanin Saul Canelo Alvarez. Pamjet nga stërvitja e tyre janë hedhur edhe në rrjetet sociale, ku duket Canelo Alvarez që mëson të riun Filipinas se si të mbrohet e godasë.

Ata janë të dy në ring bashkë me trajnerin e Alvarez, që gjithashtu i jep këshilla boksierit të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit