Dino Baggio i tronditur, ngre dyshime mbi v*ekjen e Viallit: Gjithmonë ka pasur doping, edhe unë kam frikë

17 Janar 2023
11:53
Alfred Lleshi
back button

“Ne duhet të hetojmë substancat që kemi marrë gjatë asaj kohe. Gjithmonë ka pasur doping. Duhet të kuptojmë nëse disa suplemente që kemi marrë si futbollistë na kanë lënduar me kalimin e kohës. Edhe unë jam i frikësuar, po iu ndodh shumë lojtarëve”.

Dino Baggio, ish-mesfushori i Juventusit, Interit, Parmës dhe Lazios ka folur për ndarjen nga jeta të Gianluca Viallit, duke shprehur frikën shqetësuese. Baggio luajti me Viallin në kohën e Juves, nga viti 1992 deri më 1994, edhe në ekipin kombëtar italian.

“Duhet të kthehemi tek ajo që kemi marrë në ato periudha, – deklaroi ai në mikrofonat e Tv7, – duhet të hetojmë pak për substancat e marra në ato periudha. Nuk e di nëse kjo është për shkak të kësaj, por gjithmonë ka pasur doping. Me kalimin e kohës duhet të shohim nëse disa suplemente janë të mira për ju apo jo”.

Dino Baggio ngre alarmin për dopingun: “Po iu ndodh shumë lojtarëve. Në vitet e mia ka pasur doping. Nuk kemi marrë gjëra të çuditshme, kemi marrë gjëra normale, por më pas duhet të shohim nëse me kalimin e kohës i kemi nxjerrë jashtë trupit apo qëndrojnë brenda nesh. Më pas folën shumë për barin në fusha dhe produktet që përdornin, të cilat na krijonin probleme”.

Për Viallin dhe vitet e kaluara së bashku: “Kam kujtime të mrekullueshme nga Gianluca, ai ishte një burrë në dhomat e zhveshjes. Vialli donte të ndihmonte lojtarët e rinj të rriteshin. Me të isha 21 vjeç dhe ai gjithmonë kishte një fjalë të mirë për ne. Ai na la shumë shpejt, nuk e meritonte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit