Dionisi paralajmëron kuqezinjtë: Sassuolo nuk do të jetë fasadë e askujt, kjo është e sigurt

18 Maj 2022
8:35
Alfred Lleshi
back button

Alessio Dionisi është i sigurt se Sassuolo-Milan nuk do të jetë një ndeshje me rezultat të parashikueshëm. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri rithekson se skuadra e tij do ta nderojë ndeshjen: “Njerëzit na japin pak shanse, e kuptoj.

Milani e meriton primatin dhe e kuptoj që dikush, në të vërtetë shumë, e marrin si të mirëqenë fitoren e tyre kundër nesh. Por për Sassuolo ky rezultat nuk është aspak i dukshëm. Ne do të bëjmë çmos të mos jemi fasadë, kjo është e sigurt”.

Pritet një eksod nga Milano drejt stadiumit “Mapei”, por faktori brohoritës duket se nuk e tremb trajnerin e Sassuolos: “Kundër Juves, për shembull, kishte shumë njerëz në stadiumin ‘Mapei’ dhe ne luajtëm mirë, humbëm në mënyrë të pamerituar. Tribunat e mbushura plot janë një stimul për lojtarët”.

Sipas Dionisit, do të jenë motivet, ato që mund ta bëjnë diferencën. Sassuolo nuk luan asgjë në nivelin e renditjes, por kjo nuk do të thotë se do të dalin në fushë pa u angazhuar: “Ne nuk kemi asgjë për të humbur, por kemi cilësitë për t’i vënë në vështirësi kuqezinjtë.

Sigurisht që për herë të parë po sfidojmë një ekip të madh, që ka më shumë motivim se ne. Sidoqoftë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, duke shpresuar se do të jetë e mjaftueshme. Shpresa ime është që Sassuolo të jetë vetvetja. Është një vitrinë e bukur dhe ne duhet ta shijojmë duke bërë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit