Disfatë tjetër, Josa humbet kontaktin me titullin

2 Mars 2019
16:51
back button

Dy humbje në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, moment i zi për Prishtinën dhe Mirel Josën në Kosovë, sepse këtë vit ka ardhur edhe eliminimi nga kupa.

Sot Prishtina u mund 1-0 nga Llapi në Podujevë, në një ndeshje shumë delikate, ku vendimtar u bë ish-sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi.

Falënderime dhe festë në Drenas, epse Feronikeli fitoi në transfertë ndaj KEK-ut, me gol nga Kastriot Rexha, në minutën e 41-të.

Pesë pikë avantazh për Feronikelin, me 13 ndeshje të mbetura deri në fund, në Drenas vjen aromë titulli. Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë të mërkurën e ardhshme, sepse Prishtina do të presë Feronikelin dhe aty mund të vendosen shumë gjëra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit