DISIPLINA NUK FAL! Sherri mes të rinjve, fatura e shtrenjtë për Football Republic

2 Prill 2021
21:01
Telesport
back button

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kompleksin Football Republic, në ndeshjen mes të rinjve, Komisioni i Disiplinës u mblodh ditën e sotme, duke marrë disa vendime.

Ngjarja e rëndë ndodhi në duelin e ekipeve U19 mes Football Republic dhe Teutës, që u shoqërua nga një sherr i madh mes palëve, ku u përfshinë prindër dhe tifozë.

Football Republic, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë dhe duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e ka humbur ndeshjen në tavolinë dhe është dënuar me 20 pikë në renditje.

“Football Republic U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, mos garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke sulmuar fizikisht pjesëmarrësit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, kundër KF Teuta U-19, në bazë të neneve 23, 24, 50, 63, 64/2, 64/5, 65/3/b, 65/3/i të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë”.

Lojtari i Football Republic U-19, Ervin Skeja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Frenki Shahaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Jurgen Pervataj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Leandro Teqja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Rudjon Plaku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Madrit Marku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Saimir Taci, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Mateo Hyka, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit