DITA HISTORIKE: Challandes dëshiron bust si Bill Clinton!

14 Nëntor 2019
13:04
back button

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mundësinë që të hyjë në histori, edhe pse do të duhet të pritet më pas ndeshja e fundit. Por, në rast se ndodh fitorja në Çeki, shanset janë edhe më të mëdha, pasi do të duhet vetëm barazim ndaj Anglisë në sfidën e fundit në Prishtinë.

Kosova luan pa Muriqin, por trajneri është i bindur se djemtë e tij do të bëjnë një ndeshje të madhe. i ngacmuar në konferencë për shtyp nga gazetari i Telegrafit, Betim Zeqiri, në lidhje me një bust që mund të bëhet për të në Prishtinë në rast kualifikimi në Euro 2020, ashtu si Bill Clinton, që dikur ndihmoi Kosovën për çlirimin nga Serbia dhe hapat drejt Pavarësisë, trajneri ktheu me shaka: “Shpresoj që po! (qesh)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit