Dita kur “Fenomeni” pedaloi biçikletën e fundit me Brazilin! (VIDEO)

28 Qershor 2019
11:51
Anton Cicani

Eshtë 27 qershori i vitit 2006… Televizori flet vetëm për një gol, atë… "GOL"! Fenomeni u rikthye, edhe pse kurrë nuk ishte larguar. Faji i tij i vetëm? Dribloi këdo që gjeti përpara, por jo dëmtimet e mallkuara në gjunjët e tij. Një ditë më parë, më 26 qershor 2006, në Dortmund, përpara 65 mijë shikuesve, kishte realizuar biçikletën e tij të disatë në karrierë.

Sepse Luiz Nazario da Limas i pëlqente të shmangte portierin dhe më pas të "përkedhelte" topin lehtë duke e shtyre drejt rrjetës. Pasim i artë nga Kaka dhe një fushë e hapur. Nuk është më atleti i dikurshëm dhe mezi vrapon, por megjithatë nuk e ka humbur aspak instiktin e tij vrasës, sidomos kur mbërrin në 16 metrat e fundit, aty ku makthi i portierëve bëhej realitet.

Luhet Brazil-Ganë dhe është hera e fundit që do ta shohim duke shënuar me fanellën e Brazilit: është goli i 15-të në Kupat e Botës, duke mundur një farë Gerd Muller, me 14 gola. Një rekord të cilin disa vite më pas do ta thyejë sërish një gjerman, Miroslav Klose (16 gola).

Feston në mënyrën e tij "Fenomeni", festuam në mënyrën tonë ne të gjithë (ata që e përjetuan atë ndeshje). Si sot, 12 vite më parë, Ronaldo Luiz Nazario da Lima zgjohej me ëmbëlsinë e një tjetër goli në karrierë, edhe pse nuk mendoi se do të ishte i fundit me Brazilin!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit