Ditë e veçantë, Reja me urim special për presidentin e hekurt

24 Maj 2020
15:07
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, feston sot datëlindjen e tij të 71. Numri një i Napolit ka arritur të ndërtojë një klub model dhe të korrë shumë suksese me napolitanët.

Një prej emrave që ka vendosur një gur të madh peshe në historinë e re të Napolit është dhe trajneri i Shqipërisë, Edy Reja. Ky i fundit ka një miqësi të hershme me De Laurentiisin.

Ai ka marrë pak nga koha e tij që të urojë presidentin e Napolit. “President i madh, është një ditë speciale e dedikuar e gjitha për ty, për personin që je. Ju uroj gëzuar datëlindjen me shumë dashamirësi si gjithmonë, një përfaqfim i madh nga ish-trajneri yt, të përshëndes Aurelio”, – thotë Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit