Ditëlindja e një legjende, presidenti Meta uroj të madhin Demollari

15 Maj 2019
15:46
back button

Më 15 maj 1964 lindte Sulejman Demollari, një ndër futbollistët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ish-legjenda e Dinamos dhe kombëtares shqiptare, por gjithashtu një personalitet shumë i respektuar te Dinamo e  Bukureshtit, sot feston 55-vjetorin dhe nëse Dinamo nuk është më një klub i madh e i organizuar, për ta nderuar si duhet, ka qenë presidenti i Republikës, Ilir Meta, ai që e ka uruar, me një postim në rrjetet sociale.

"Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij. Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës. 

"Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.

Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit