Ditëlindje e hidhur, Higuain te Milan mes dhimbjes së golit dhe të shpinës

10 Dhjetor 2018
21:35
back button

Do të kishte preferuar ta përgatiste vetë, ta paketonte e më pas ta hapte si një dhuratë për ditëlindje, Gonzalo Higuain: një gol për të rimarrë ritmin e marshimit dhe për të rinisur Milan-in në garën për Champions League. Por fatkeqësisht “Pipita”, që të hënën mbushi 31 vjeç, edhe të dielën mbeti thatë dhe nuk do të mund të festojë ditëlindjen sikurse uronte. Edhe vitin e kaluar ndodhi e njëjta gjë: 0-0 në Juve-Inter.

Gjithsesi, ai i vjetshmi ishte një Pipita i shëndetshëm, që vinte pas pesë ndeshjesh të njëpasnjëshme me të paktën një gol të shënuar dhe që sapo kishte vendosur ndeshjen në San Paolo kundër Napolit të tij. Thatësia në ditëlindjen e 30-të çeli një agjërim që zgjati për plot 6 ndeshje. Sot situate është përmbysur. Higuain nuk shënon prej 5 ndeshjesh të njëpasnjëshme mes kampionatit dhe Kupës. Goli i fundit daton më 28 tetor, në ndeshjen e përfunduar 3-2 ndaj Sampdoria, një muaj e gjysmë më parë.

Gattuso sqaroi se Gonzalo nuk ka kapërcyer ende problemet në shpinë, që e patën detyruar të linte fushën pas vetëm 35 minutave gjatë ndeshjes Udinese-Milan, për të qëndruar më pas pushim për transfertën e Sevilla. “Me Torinon as që duhej të luante, ka ende shqetësime në shpinë. Është një futbollist i rëndësishëm për ne, ka bërë gjëra interesante. Pritet që të bëjë gol në çdo ndeshje, por duhet pritur, ai po shtrëngon dhëmbët”, deklaroi Gattuso.

Në të vërtetë, për momentin është e vështirë të përcaktosh se ku përfundojnë shqetësimet fizike dhe ku nisin ato karakteriale. Pipita buzëqesh në stërvitje dhe i bën apel tifozëve për prezencë në rrjetet sociale, para se të zbresë në fushë, por në terrenin e lojës nuk duket i qetë. Edhe të dielën, pas rikthimin nga skualifikimi, u duk ndonjë protestë më shumë dhe për zgjedhje jo gjithmonë të qarta në zonën e golit: Cutrone dhe Suso, nuk u shërbyen në disa raste. Rreziku më i madh është në këtë pikë, që dhimbja e golit të torturojë Higuain më shumë se sa dhimbja e shpinës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit