Djali i Caniggia: Babai im nuk ka tru, bashkë me të dashurën janë qesharakë

31 Tetor 2019
15:23
Alfred Lleshi

Pas kopertinës së revistës “Caras” në Argjentinë, Claudio Paul Caniggia (52 vjeç), dhe e dashura e tij e re, Sofja Bonelli, kanë marrë kritikat e para të ashpra. Djali i Caniggia, Alex, i lindur nga martesa e parë e ish-futbollistit të njohur argjentinas, është hedhur fort në sulm kundër babait të tij: “Kjo që ka bërë (pozimi për kopertinën e revistës) është diçka krejtësisht e pakëndshme. Kush e merr seriozisht atë, duke u dashuruar me nga një vajzë çdo 6 muaj? 

Ai nuk ka tru. Duhet të digjet më shumë nga sa e ka pësuar. Babai im është djegur shumë nga të tilla marrëzi që bën. Mos harroni se si ishte dikur babai im. Tani është më i lezetshmi në botë për t’u vënë në lojë, për t’u përdorur nga të tjerët. Bashkë me partneren e re janë qesharakë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit