Djali i Eto’o-së në rrugën e babait, zgjedh mes Spanjës dhe Kamerunit

14 Shtator 2019
10:57
Eraldo Harlicaj
back button

Samuel Eto’o e ka lënë futbollin, por duket se djali Etienne Eto’o Pineda po ndjek gjurmët e tij. Djaloshi i ri është grumbulluar nga kombëtarja e Kamerunit U-17 për botërorin që do të zhvillohet në Brazil. I biri i legjendës së futbollit e ka pranuar ftesën, pavarësisht se kishte mundësi të zgjidhet dhe Spanjën. 

I riu luan te Mallorca U-17 dhe është një ndër lojtarët kryesorë të ekipit duke qenë dhe kapiten. Ai duket se nuk do të ketë talentin e babait të tij që në moshën 17-vjeçare luante me të rriturit, por mjafton të ketë 50% të talentit të tij për të pasur një karrierë të suksesshme. 

Grumbullimi i djalit të Eto’o-së ka gëzuar pa masë dhe familjen, pasi të gjithë shpresojnë të kenë dhe një trashëgues të denjë për sulmuesin e madh. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit