“Djali i karatesë” Muller kryen faullin më të keq të vitit

13 Dhjetor 2018
10:16
back button

Thomas Muller, kampion bote në 2014, një yll në perëndim këto vitet e fundit, i cili më shumë se për golat dhe lojën e tij, tashmë përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të tjera.

Të mërkurën në mbrëmje kundër Ajax-it, në Amsterdam, sulmuesi bavarez kreu një faull të tmerrshëm në minutën e 75-të, që ka bërë xhiron e botës dhe pa frikë mund të quhet faulli më i shëmtuar i vitit, të paktën në nivele kaq të larta.

Mbrojtësi argjentinas Nicolas Tagliafico ishte me fat që nuk përfundoi në spital dhe në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol, ndërsa mediat në Gjermani e gjetkë u përqendruan shumë te Muller, po aq sa te ndeshja.

Natyrisht, Muller tashmë do të mungojë për të paktën 2 ndeshjet e turit të ardhshëm në Champions League, duke acaruar jo pak Bayern-in, që është penduar me kohë që nuk e shiti për thuajse 100 milionë euro, shifër e ofruar nga Manchester United në verën e vitit 2016.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit